BELGJIKË- “Thellësisht i tronditur”, tha të enjten më, kryeministri belg, Alexandre de Croix, pas sulmeve me zjarrvënie në ndërtesat e shkollave, të cilat janë të lidhura me protestat kundër mësimeve të detyrueshme të edukimit seksual në shkollë që u futën në kurrikulën shkollore.
“Shkollat tona duhet të jenë një vend i sigurt për të gjithë fëmijët tanë. Qasja në edukimin seksual nuk mund të vihet në dyshim. Edukimi seksual forcon fëmijët tanë dhe është bazë për një shëndet të mirë seksual”, theksoi kryeministri belg.
Në fillim të këtij muaji, parlamenti i rajoneve frëngjishtfolëse të Belgjikës miratoi një propozim për t’i bërë të detyrueshme orët e edukimit seksual dy-orësh për nxënësit nga mosha 11 deri në 15 vjeç. Katër shkolla u dogjën të martën mbrëma dhe prokurorët që i lidhën incidentet me protestat kundër kurseve të reja, pasi në vende u gjetën mbishkrime me slogane kundër reformës shkollore.
Një shkollë tjetër u dogj mbrëmë, por nuk u gjet asnjë mbishkrim në lidhje me ato protesta. Protestat janë nxitur nga dezinformatat që qarkullojnë në mediat sociale, duke përfshirë pretendime të pabazuara se studentët do të mësojnë në klasat e edukimit seksual se si të masturbojnë.