Messi aksioner i ri i Inter Miami? Stafi i argjentinasit thyen heshtjen…

0

FRANCE – Gjatë ditës erdhi lajmi nga Amerika e Jugut, se Lionel Messi do të bëhet aksioner i Inter Miami, një klub në MLS, në pronësi të një tjetër ish “Topi të Artë”  si David Beckham.

Leo Messi ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, kur i përfundon kontrata me PSG-në, në fund të sezonit 2022-23. Mjedisi i tij i afërt mohon informacionin, se ai do të blejë 35% të aksioneve të Inter Miami, një klub i MLS-së dhe se më vonë ai do të veshë fanelën e klubit në fjalë për të luajtur sezonet e tij të fundit aktivë, raporton gazeta katalane “Sport”

Sipas burimeve pranë yllit argjentinas, lojtari nuk e ka përcaktuar të ardhmen e tij dhe as nuk ka një plan afatshkurtër, përveç qëndrimit në PSG. “Pleshti” do të përmbushë kontratën e tij, pasi edhe sfida e botërorit është diçka që e tërheq shumë lojtarin. Pas turneut ai do të marrë një vendim. InfowebTv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu