Messi me Covid në Argjentinë, Pochettino: “Eshtë në kontakt me shërbimet mjekësore”

0

Dy seanca stërvitore në rastin më të mirë për disa lojtarë të PSG-së, raste pozitive me Covid: nuk është një përgatitje ideale për t’u përballur me Vannes, këtë të hënë në “Coupe de France” (21:10). Por trajneri Mauricio Pochettino, në konferencën për shtyp në prag të këtik takimi përjashton çdo justifikim të ekipit të tij.

“Shumica e lojtarëve kanë mbërritën në formë shumë të mirë, duke respektuar planin e punës që u ishte dhënë. Për nesër (e hënë) nuk do të ketë asnjë justifikim, djemtë do të duhet të jenë konkurrues. Unë kam besim absolut tek ata. Respekti vlen për qëndrimin që do të kemi nesër, pavarësisht kundërshtarit, Vannes, Lyon apo Monaco”.

Por në konferencën për shtyp, trajneri Pochettino u pyet nga gazetarët: A keni folur me Leo Messin që ka rezultuar pozitiv ndaj Covid? Si është ai ? A do të jetë në gjendje të luajë në Lyon?

“Ne jetojmë me këtë virus për gati dy vjet dhe të gjithë e dinë se çfarë duhet të bëjmë për të parandaluar infektimin. Por shumë mënyra, se si funksionon ky virus, janë ende të panjohura. Në lidhje me Leon, ai është në kontakt me shërbimet tona mjekësore. Nuk e di nëse ai do të jetë në gjendje të luajë në Lyon. Ai doli pozitiv në Argjentinë. Për sa kohë ai nuk është negativ, Messi nuk do të mund të udhëtojë për në Francë dhe ne do të shohim se kur do të jetë këtu”, – deklaroi Pochettino.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu