Messi nuk i dha asnjë pikë, Lewandowski: Ja çfarë dua t’i them Leos

0

Robert Lewandowski është votuar si lojtari më i mirë i vitit të kaluar në FIFA The Best. Një triumf i bukur para rivalëve Lionel Messi dhe Mohamed Salah.

Megjithatë, zgjedhjet e kolegëve të tij kanë shkaktuar shumë debate dhe në veçanti ato të argjentinasit, i cili nuk ka votuar për Lewa-n, por për Neymar, Mbappe dhe Benzema.

Ylli i Bayern e ka komentuar zgjedhjen e Messi-t për Bild.

“Pse Messi ka votuar në këtë mënyrë dhe nëse jam i zemëruar me të pas fjalimit në Topin e Artë? Kjo pyetje i duhet bërë atij. Personalisht nuk kam bërë asgjë të keqe që ai të jetë i zemëruar me mua. Në nivel sportiv është ndryshe, por më nivel personal nuk ka arsye të jetë i zemëruar me mua”, ka thënë Lewa.

“Ky ka qenë vendimi i tij, e respektoj. Edhe pse nuk më ka zgjedhur mua, nuk kam asgjë të keqe për të thënë ndaj tij dhe asnjë arsye për t’u zemëruar”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu