Mësues Lulzim Paci, hidh valle sa të mundesh! Ti ke forcë të gëzosh

0

Nga Jeta Toçilla

Një mësues hedh valle në shtëpinë e tij, e regjistron atë dhe më pas e poston në profilin e tij në një nga mediat sociale, dhe kaq mjafton që të hyjë në vorbullën e talljeve dhe kritikave në rrjet.

E pashë videon e mësues Lulzim Pacit nga Vushtrria dhe po përpiqesha të gjeja e kuptoja atë momentin kritik abuziv për të cilin duhej poshtëruar publikisht ky njeri. Nuk gjeta, përkundrazi pashë një njeri të apasionuar pas muzikës dhe valles tradicionale, me talent, energji, aftësi krijuese dhe entuziazëm.

Ndërkohë, vras mendjen se çfarë të keqeje kanë parë këta komentues të rrjeteve tek ajo video? Dhe ku i kanë sytë për të qenë kaq të zellshëm për të kritikuar qeveritarët që hedhin valle nën hundën e tyre duke abuzuar çdo ditë me mandatin dhe taksat e qytetarëve. Apo mos vallë ndihen të vegjël të merren me çështje kaq të mëdha dhe një mësues i thjeshtë është një pré e përshtatshme për të shfryrë shtrëngimet e tyre?

I nderuar mësues Lulzim Paci, hidh valle sa të mundesh e të jesh krenar për veten që ke forcë të gëzosh në këto kohë depresive për gjithë botën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu