Kushi: Dhe shqetësimi ynë ka qënë shumë i lartë për këtë ngjarje, regaimi ishte i menjëherëshëm. Kam dënuar ashpër që në momentin e parë emërimin me kontratë të këtij mësimi, sepse besoj se persona të tillë nuk duhet të futen as 1 orë në shkollë. Personi është larguar menjëherë nga shkolla. Nisëm një hetim administrativ. Si ka qënë procedura për emërimin e tij? Ëngjëllush Bregu, diplomuar për matematikë, ka nisur punë që në 1980. Në vitin 2003 pas ngjarjes së ndodhur në Berat, është proceduar penalisht dhe dënuar me 7 muaj burg. Por gjykata nuk i ka hequr të drejtën e profesionit dhe as një akt udhëzimi, e ka rikthyer mësuesin në punë, pra që në vitin 2004 e deri në 2009. Ai ka aplikuar sërish dhe është punësuar në vitin 2018 me kontrata të përkohshme. Mësuesi nuk qenka rikthyer sot në punë por ka qënë vazhdimisht pjesë e sistemit tonë arsimor.