Meta dhe Berisha mbërrijnë në takimin që zyrtarizon aleancën e tyre në zgjedhjet e 14 majit, pritet firmosja e marrëveshjes

0

Ish kryeministri, Sali Berisha dhe kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta kanë mbërritur sot në takimin që pritet të mbajnë para mediave, ku do të firmosin aleancën e tyre për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes së tyre, dy krerët e opozitës do të mbajnë një konferncë të përbashkët për mediat, ku pritet të flasin edhe lidhur me protestën e thirrur në 12 nëntor kundër qeverisë Rama.

Gjatë mbërritjes, kreu i PL-së, Ilir Meta nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat, ndërsa Berisha u përqendrua në betejën për fitoren e bashkisë së Tiranës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu