Meta e përjashton nga partia, Braimllari largohet si kreu i këshilltarëve në këshillin bashkiak

0

Opozita shqiptare përballlet me një krizë të re pas përjashtimit të Endri Braimllarit nga Partia e Lirisë.

Pas konflikteve të vazhdueshme mes mbështetësve të Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës, Komiteti Drejtues Kombëtar i Partisë vendosi më 1 tetor 2024 për largimin e Braimllarit.

Pas kësaj, ai ka kërkuar të largohet nga posti si kryetar i grupit të këshilltarëve të Partisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, duke njoftuar se do të veprojë si këshilltar i pavarur.

Në një mesazh drejtuar kryetares së Këshillit, Romina Kuko, Braimllari theksoi angazhimin e tij për të mbrojtur interesat e qytetarëve të Tiranës.

“Të nderuar,
Në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, e mbajtur më datë 1 Tetor 2024, është marrë vendimi mbi përjashtimin tim nga kjo strukturë politike. Në kushtet e përjashtimit nga Partia e Lirisë, kërkoj të zbatoni vendimin mbi largimin si kryetar i grupit të këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak Tiranë. Njëkohësisht, pozicionimin tim si këshilltar i pavarur në Këshillin Bashkiak Tiranë. Nga ky moment do të jem këshilltar i pavarur, në mbrojtje të interesit qytetar për të krijuar shanse dhe mundësi për qytetarët e Tiranës.
Ju uroj punë të mbarë,
ANËTAR I KËSHILLIT BASHKIAK TIRANË
ENDRI BRAIMLLARI,” shkruan Braimllari.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu