Meta i ashpër me qeverinë: Po sillet me përbuzje ndaj pedagogëve

0

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, hedh akuza të forta në adresë të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama për keqmenaxhim. Me një shënim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Meta thotë se kur qytetarët nuk e paguajnë energjinë elektrike, shteti ua ndërpret, ndërsa shton faktin se vetë institucionet e shtetit janë borxhlinjtë e mëdhenj të energjisë.

Ai thotë se paratë e shqiptarëve shkojnë për inceneratorët dhe për afera korruptive, ndaj nuk ka para për të mbështetur kërkesat legjitime të pedagogëve, të cilët zbritën sot në shesh, ku listuan një sërë kërkesash, mes të cilave dhe rritjen e pagave.

“Nëse qytetarët nuk e paguajnë energjinë elektrike, shteti ua ndërpret furnizimin. Institucionet publike të vetë shtetit nga ana tjetër janë borxhlinjtë më të mëdhenj të energjisë, që e kanë konsumuar pa e paguar atë, sepse paratë shkojnë për inceneratorët dhe aferat korruptive. Kjo është Qeveria Rama e cila vetëm vjedh, grabit dhe keqmenaxhon miliarda, ndërkohë që sillet me përbuzje dhe cinizëm me kërkesat modeste të pedagogëve dhe studentëve.’, tha Meta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu