Ai ka publikuar foto, ku shihet në Bregun e Zabërzanit, ku është takuar dhe me një blegtor. Meta thotë, se të rinjtë në këtë zanat duhet mbështetur, në mënyrë që të ndalohet shpopullimi i vendit.
Postimi i Presidentit Ilir Meta:
Me Juli Liçollarin, në Bregun e Zabërzanit, një nga blegtorët e rinj të cilët duhen mbështetur më shumë, në mënyrë që të ndalojmë shpopullimin, por edhe pakësimin e blegtorisë në këto treva të mrekullueshme.