Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se Këshillin e Sigurimit e mblodhi pasi kishte informacione se në datë 16 do të ishte një përshkallëzim të situatës në Ukrainë. I ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, Meta ka thënë se mbledhja e Këshillit të Sigurimit nuk kishte të bënte me largimin e kryeministrit Edi Rama në SHBA.
“Ka lidhje me informacionet tona, kur parashikohej që data 16 do të ishte një datë e përshkallëzimit të situatës, ishte zv.kryeministri, ministrat e tjerë, ato përfaqësojnë në fund të fundit vullnetin e kryeministrit. Takimi shkoi shumë mirë”, tha Meta.