Në një intervistë për emisionin “Dola te Ola” në News24, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka kujtuar me humor këshillën që i jepte nëna kur ishte i vogël dhe shkonin për vizitë tek miqtë.
Meta thotë se ajo e këshillonte që kur miqtë i ofronin diçka, për shembull një karamele, ai të merrte vetëm një, dhe nëse insistonin për për një tjetër, të mos merrte.
“Nënës i jam shumë mirënjohëse për gjithë çfarë ka bërë. Madje dhe ngjaj në karakter me të. Mbaj mend kur isha i vogël dhe shkonim për vizitë tek dikush , më thoshte ‘sillu mirë që të lesh përshtypje të mirë.
Nëse të japin diçka, një karamele apo diçka tjetër, merr vetë një dhe nëse të thonë për tjetër, mos merr’, dhe unë thosha ‘jo nuk dua se më ka thënë mami të mos marr’. ‘Na turpërove’ më thoshte më pas”, rrëfen Meta duke qeshur.