Meta në Konventën Kombëtare të PL-së: Do t’i japim fund regjimit, Shqipëria do t’u përkasë të rinjve

0

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në Konventën Kombëtare të partisë tha se do bëjnë gjithçka që të rikthejnë shpresën dhe liritë e mohuara të qytetarëve nga keqqeverisja e “Rilindjes”.

Ai u zotua se do bëjnë gjithçka që të ndalojë shpopullimin e vendit, një lagë kjo e hapur që po tkurr çdo ditë Shqipërinë.

“Partia e Lirisë është alternativa e shpresës për të zgjuar guximin patriotik të çdo shqiptari. Në rikthejmë mundësinë e mohuara për të jetuar të lirë në vend. Misoni ynë është që Shqipëria t’u përkasë të rinjve,ne do bëjmë çdo sakrificë për të ndaluar shpopullimin. Po largohen të rinjtë dhe profesionistët dhe po kërcënon të ardhmen tonë për shkak të rilindjes. Për shkak të rilindjes jemi vemi më i varfër në Evropë, por kemi çmimet më të larta në Evropë dhe taksat më të larta në rajon”, tha Meta.

Ai tha se Partia e Lirisë bashkë me opozitën e bashkuar do t’i japin fund regjimit që sipas tij ka instaluar qeverisja e Ramës.

“Partia e Lirisë angazhohet solemnisht t’i japë fund regjimit të regjimit për të vendosur sundimin e ligjit”, shtoi Meta. Ai tha se PL-ja do të ketë si pikë kryesore rikthimin e referendumeve për çështjet, që kanë interes madhor publik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu