TIRANË– Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur sot në një takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë Murat Ahmet Yoruk me rastin e përfundimit të mandatit diplomatik në Shqipëri.
Në një postim në Facebook, Meta tha se ky takim u zhvillua në kuadër të mbarimit të mandatin të diplomatit turk ku dhe i shprehu vlerësimin për marrëdhëniet dypalëshe.
“Vlerësova angazhimin e tij në forcimin e marrëdhënieve midis dy popujve tanë dhe shpreha bindjen për përparimin e mëtejshëm të tyre në respekt të traditës dhe lidhjeve historike, por edhe të interesave të përbashkëta të Shqipërisë dhe Turqisë.”-shkroi Meta.
Postimi i plotë:
Prita sot në një takim lamtumire Ambasadorin e Republikës së Turqisë, Sh.T.Z Murat Ahmet Yoruk me rastin e përfundimit të mandatit diplomatik në Shqipëri.
Vlerësova angazhimin e tij në forcimin e marrëdhënieve midis dy popujve tanë dhe shpreha bindjen për përparimin e mëtejshëm të tyre në respekt të traditës dhe lidhjeve historike, por edhe të interesave të përbashkëta të Shqipërisë dhe Turqisë.