Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar një takim në Maltë, ku është pritur me një ceremoni zyrtare nga homologu i tij George Vella.
Meta shkruan se takimi i dy krerëve të shtetit, ka qenë i frytshëm. Më tej, ai ndan dhe pamje nga ceremonia e pritjes.
Postimi i Metës:
E falenderoj Presidentin e Maltës, Sh.T.Z. George Vella për pritjen e ngrohtë e të përzemërt dhe takimin e frytshëm, që më rezervoi sot në Valletta.