Presidenti Ilir Meta ka dhënë mendimin e tij mbi disa nga politikanët në vend. I ftuar në RTSH, Meta tha se Rama e mori më qafë në momentin që e vendosi President.
“Ai më mori në qafë më bëri president”, tha Meta për Ramën.
Në lidhje me Berishën, Meta tha se është kënaqësi të bashkëpunosh me atë.
Ndërsa teksa komentoi edhe një foto me Berishën dhe Topallin, Meta shprehur superlativat e tij për ish-kryeministrin.
“Berisha është tjetër prerje, çdo gjë e ka arritur vetë në jetën e tij. Është kënaqësi të bashkëpunosh”, tha Meta.
Për Bashën, Presidenti u shpreh si ai është në funksion të Ramës.
“Ç’faj i vini ju presidentit ku ai zotëria ishte në funksion të Edi Ramës. Presidenti ka zbatuar parimet demokratike. Unë kam bërë koalicione të hapura, kam bërë bashkëpunuar me të dyja partitë. Nuk është faji i presidentit”, deklaroi Meta.
(I.A/dosja.al)





