Meta takim me sekretarin e federatës së Peshngritjes: Vlerësova mbështetjen për Shqipërinë

0

Presidenti Ilir Meta është takuar ditën e sotme me Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Botërore të Peshëngritjes, Mohammed Hasan Jalood në presidencë. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se vlerësoi mbështetjen institucionale të Jalood për aktivitetet që Federata e Peshngritjes do të zhvillojë në Shqipëri.

Postimi i Plotë:

Prita sot me kënaqësi të veçantë Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Botërore të Peshëngritjes, z.Mohammed Hasan Jalood, i cili shoqërohej nga Presidenti i KOKSH-it, z. Fidel Ylli dhe përfaqësues të lartë të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Vlerësova maksimalisht mbështetjen e çmuar institucionale dhe personale të z. Jalood, për aktivitetet që Federata Botërore e Peshëngritjes do të zhvillojë së afërmi në Shqipëri, me urimin për organizimin e suksesshëm të këtyre aktiviteteve, që do të rrisin pozitivisht imazhin e Shqipërisë. Duke inkurajuar bashkëpunimin e vazhdueshëm midis Federatës Botërore të Peshëngritjes dhe Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, e sigurova ndër të tjera z.Jalood për mbështetjen tonë të gjithanshme në forcimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi. Shqipëria ka jo vetëm një traditë plot arritje në sportin e peshëngritjes, por është e bindur për rezultate edhe më të suksesshme në të ardhmen

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu