Presidenti Ilir Meta, ka pritur këtë të hënë në ambientet e presidencës një grup përfaqësuesish të organizatës “Human First Coalition” dhe Far Reaching Ministries” nga SHBA dhe Britania.
Meta thotë se këto dy fondacione, ndihmuan refugjatët afganë që të strehoheshin në Shqipëri. Kreu i Shtetit i cilëson ata si persona humanitarë dhe pasqyrues të vlerave njerëzore.
Postimi i Ilir Metës:
I lumtur të prisja sot një grup përfaqësuesish të organizatave “Human First Coalition” dhe “Far Reaching Ministries” nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania, në kuadrin e misionit të tyre humanitar në Afganistan dhe Shqipëri në ndihmë të refugjatëve afganë.
Të frymëzuar dhe të motivuar vetëm nga ndjenjat e dhembshurisë dhe solidaritetit njerëzor, ata janë misionarë të vërtetë, përçues të frymës dhe vlerave të përfshirjes dhe integrimit të njerëzve në rrezik dhe në nevojë kundër dhunës, përndjekjes dhe izolimit.
I falenderova për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm dhe human, si dhe i sigurova për mbështetjen time të plotë dhe të pakursyer në këtë mision fisnik.