POSTIMI:
Vërtet kënaqësi të vlerësoja sot më Titullin “Mjeshtër i Madh” një buqetë të mrekullueshme lojtarësh virtuozë të “Dinamo”-s dhe Ekipit Kombëtar ndër vite, emblema të futbollit shqiptar, që falë talentit dhe rezultateve të shkëlqyera janë bërë pjesë e krenarisë tonë sportive.
Nderova sulmuesin e mirënjohur të “Dinamo”-s dhe Kombëtares Eduard Abazi, golashënuesit e spikatur dinamovitë Lorenc Vorfi dhe Taip Çutra, portierin më jetëgjatë të këtij ekipi Jani Rama, të talentuarin Artur Çobani, si dhe mesfushorin e pakalueshëm, Aleko Bregu.
Shembulli dhe sukseset tyre të jashtëzakonshme për periudhën në të cilën kanë luajtur janë të çmuara, jo vetëm për “Dinamo”-n, por dhe të paharruara për gjithë futbollin shqiptar.
I bindur se me trashëgiminë e shkëlqyer sportive do të vijojnë të ndihmojnë “Dinamo”-n drejt arritjeve të tjera, jam besimplotë se do të mbeten përherë shembuj frymëzimi për futbollistët më të rinj në rrugën drejt sukesit.