Mijëra njerëz në shesh, çekët dhe sllovakët kundërshtojnë masat për të pavaksinuarit

0

Mijëra protestues çekë dhe sllovakë dolën për të protestuar kundër masave kufizuese që do të merrren për të pavaksinuarit. Mediat e huaja shkruajnë se protestuesit shfrytëzuan përvjetorin e së mërkurës të Revolucionit të Kadifenjtë antikomunist të 1989 për t’u mbledhur.

Në foto shihet se protestuesit injoruan distancën sociale dhe nuk mbanin maska. Policia nuk ndërhyri në Pragë, ndërsa në Bratislavë, policia tha se dy oficerë pësuan lëndime pasi turma pranë selisë së qeverisë u tensionua.

Republika Çeke dhe Sllovakia shënuan një rekord të ri, ku vetëm në 24 orët e fundit u regjistruan mbi 22 mijë të infektuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu