Milan e kërkonte prej kohësh, Juventus nis kontaktet me mesfushorin, klubi bardhezi gati…

0

Ndër prioritetet e Juventusit për sezonin e ardhshëm ekziston dëshira konkrete për të marrë elementë cilësorë.Ndër profilet që duhen marrë në konsideratë është ai i Renato Sanches.

Mesfushori portugez, i cili është viti i tretë që aktivizohet te Lille, ka miratimin e trajnerit livornez dhe paralelisht, të stafit të klubit. Klubi bardhezi duhet të përpiqet shumë,sepse në garë është Milan që prej kohësh ndjek ish-mesfushorin e Bayern Munich për të zëvendësuar Kessie që në fund të sezonit do të largohet me parametra zero.

Renato Sanches, nga ana e tij, po jeton shenjtërimin e tij mes kufijve transalpinë. Pas dështimit në Bundesligë dhe Premier League, ishte kampionati francez që “rikthehu në jetë” lojtarin. Aktualisht kartoni i tij vlerësohet 30 milionë euro. Këtë sezon mesfushori është aktivizuar në 24 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës duke shënuar 1 gol e kontribuar në 5 asist.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu