Pas zhgënjimit në Champions League, Milan tani po planifikon të ardhmen. Kuqezinjtë e Stefano Piolit dolën nga Europa me kokën lart dhe tashmë do të përqendrohen te kampionati. Dy janë pikat kryesore: rikuperimin e të dëmtuarve dhe ndërhyrjen në merkaton e janarit.
Duke qenë se Kjaer nuk do të jetë në gjendje të rikthehet para sezonit të ardhshëm, qëllimi numër një i Maldinit dhe Massaras është të gjejnë një qendërmbrojtës të ri. Shumë do të varet nga buxheti i vënë në dispozicion nga pronari Elliott dhe për këtë arsye emrat që po vlerësohen janë të shumtë.
Nga kthimi me kosto të ulët i Caldaras nga huazimi në Venezia, tek ëndrra Bremer e Torinos, ndërsa emrat e tjerë që lakohen janë Milenkoviç, Christensen, Luiz Felipe dhe Umtiti.
Sa u takon rikuperimeve, vëmendja është te Giroud dhe Pellegri, që po bëjnë të pamundurën për t’u rikthyer në fushë sa më shpejt. Sulmuesi francez mund të jetë i vetmi që mund të rikuperohet për ndeshjen me Napolin, ndërsa Leao dhe Rebic duket se janë të destinuar t’i shohim në një ndeshje zyrtare vitin e ardhshëm.