Sezoni nuk ka mbaruar ende, por golat sapo janë zhdukur për Milanin. Skuadra kuqezi është jashtë Kupës së Italisë pas fitores 3-0 të Interit. Milanit u ka mbetur vetëm kampionati, ku gjithçka është në ekuilibër dhe dueli në distancë me zikaltrit do të vazhdojë.
Nëse kundër Genoa-s Leao dhe Messias shënuan, ndaj Interit munguan idetë e lojtarëve më pëfaqësues; në veçanti Olivier Giroud, i cili në derbin e 5 shkurtit ia doli të shënonte, por këtë herë francezi u mbyll në kontrollin e De Vrij. Që atëherë francezi ka shënuar më 6 mars në përballjen ndaj Napolit, ky mbetet goli i fundit, përpara se Kalulu dhe Bennacer të vendosnin sfidat me Empolin dhe Cagliari.
Dy 0-0 kundër Bolonjës dhe Torinos kanë përkeqësuar vështirësinë e hasur për të realizuar, një problem që as Zlatan Ibrahimovic nuk arriti ta zgjidhte: këtë vit suedezi ka patur probleme fizike dhe nuk ka shënuar që nga 9 janari