Në javën e 32-të të Serie A, Milan kryesues nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 ndaj Torinos. Barazimi i dytë rradhazi në kampionat që lejon kuqezinjtë vetëm të largohen 1 pikë nga Napoli, por tani ndjen rrezikun që i vjen nga Inter në -2 pikë dhe me një ndeshje më pak për zikaltrit.
Pak mundësi në një lojë të bllokuar. Mund të përmendet rasti i Tonalit në minutën e 74′ për Milanin, ndërsa për Torinon, raste pati nga Belloti dhe Vojvoda.





