Milan nuk fiton atëherë kur duhet. Kundër Salernitanës, skuadrës së vendit të fundit, kuqezinjtë nuk shkojnë më shumë se një 2-2. Në pjesën e parë kuqezinjtë ia dolën të shpalosnin lojën e tyre dhe Messias do të shënonte në minutën e 5’.Një pasim i Theo Hernandez midis linjave gjeti të lirë Junior Messias që i vetëm përball portierit kaloi Milanin në avantazh.
U duk se për Milanin do të ishte një përballje e thjeshtë, por Bonazzoli do të barazonte në minutën e 29’. Në pjesën e dytë, Djuric do të trondiste Milanin duke kaluar Salernitanën në avantazh. Festa do të zgjaste pak sepseAnte Rebic shënoi një gol mjaft të bukur nga distanca duke e çuar topin në cepin e portës së Seppes.
Minutat e mbetura të takimit nuk prodhuan shumë raste të rrezikshme dhe ndeshja përfundoi në barazim 2-2.Një hap fals i Milanit kështu që nuk ia del dot të fitojë kundër ekipit të vendit të fundit dhe tashmë rrezikon të humbasë vendin e parë ndaj Interit, si dhe të barazohet në pikë nga Napoli.