Milani nuk ndalet, likuidon edhe Lazion dhe ngjitet në krye! Video

0

ITALI – Milani arrin të marrë 3 pikë mjaftë të rëndësishme përballë Lazios në ndeshjen e zhvilluar në “San Siro” e vlefshme për jvën e 7-të të Serisë A.

Një ndeshje e vështirë për kuqezinjtë të cilët pas disfatës në derbi dhe barazimit me Newcastle në Champions League, ata i janë rikthyer fitores së tretë rradhazi duke marrë përkohësisht kreun i vetëm.

Pas një pjese të parë të barabartë 0-0, në të dytën për kuqezinjtë zhbllokojnë shifrat e ndeshjesh me Pulisiç në minutën e 60-të, tashmë i shndërruar në një njeri gol tek kuqezinjtë.

Në mbyllje të takimit vulos gjithçka Okafor, pas një inkursioni perfekt të Leaos që i jep shansin shokut të skuadrës të shtyjë topin në rrjetë.

Me këtë fitore Milani arrin në kuotën e 6 fitoreve në 7 ndeshje dhe me vetëm një humbje.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu