Kylie Jenner është bërë nënë për herë të dytë. Miliarderja ka sjellur në jetë fëmijën e dytë me reperin Travis Scott më 2 shkurt, një ditë pas ditëlindjes së 4-të të vajzës Stormi. Lajmin e bëri me dije vetë Jenner përmes një postimi në rrjete sociale duke postuar një foto bardhezi të dorës së të porsalindurit.
“ 2/2/22”, ka shkruar Jenner në foto duke treguar se i biri erdhi në jetë disa ditë më parë.
Djali erdhi në jetë një ditë pas ditëlindjes së motrës së tij. Kris Jenner, komentoi “Angel Pie” në foton ndërsa komente të tjera kishte dhe nga anëtarët e tjerë të familjes Kardashian-Jenner.