Paratë e fituara shkojnë për një organizatë joqeveritare e cila ndihmon të pastrehët në San Francisko.
Një milioner i panjohur do të paguajë më shumë se 19 milionë dollarë për të ngrënë një darkë me financierin amerikan Warren Buffett. Financeri amerikan ka rreth 22-vite që hap ankande ku persona të ndryshëm paguajnë që ta takojnë. Ky do të jetë takimi i fundit për 91-vjeçarin.Paratë e fituara shkojnë për një organizatë joqeveritare e cila ndihmon të pastrehët në San Francisko.
Sipas Proto Thema, ankandi filloi të dielën e kaluar, me një çmim fillestar prej 25,000 dollarë mdërkohë që u mbyll të dielën me çmimin 19,000,100 dollarë. Oferta e ankandit tejkaloi shumë rekordin e mëparshëm prej 4.57 milionë dollarësh të paguar në vitin 2019 nga tregtari i kriptomonedhave Justin Sun.
Warren Buffett, 91 vjeç, president dhe CEO i Berkshire Hathaway , mblodhi rreth 53.2 milionë dollarë për bamirësi në 21 ankande të nisura që në vitin 2000.
“Kam takuar shumë njerëz interesantë nga e gjithë bota. Karakteristika e vetme është se ata mendojnë se paratë do të përdoren për një kauzë të mirë,”-tha Buffett.