Ministrat e drejtësisë të BE-së po mbajnë një takim të premten për të diskutuar draftet ligjore për pagesën e kompensimit për Ukrainën nga asetet e konfiskuara ruse.
“Do të jem gjithashtu i lumtur të raportoj për progresin në direktivat e rëndësishme në lidhje me dënimet për shkeljet ndaj sanksioneve të BE-së, por edhe në lidhje me rikuperimin dhe konfiskimin e aseteve”, u tha gazetarëve gjatë rrugës për në takim Ministri suedez i Drejtësisë, Gunnar Strommer.
Ai theksoi se diskutimet do të shkojnë përtej “parimeve” dhe do të fokusohen në zgjidhjet “konkrete dhe praktike” për problemet komplekse ligjore të anashkalimit të sanksioneve dhe mbështetjes së Ukrainës nga asetet e konfiskuara ruse.
Komisioneri i BE-së për Drejtësinë Didier Reynders tha se BE-ja synon “të sjellë para drejtësisë të gjithë autorët e krimeve në Ukrainë”.
Sipas shifrave të fundit të zbuluara nga Komisioni Evropian në shkurt, BE-ja ka ngrirë 21.5 miliardë euro (22.7 miliardë dollarë) në asetet ruse nën regjimin e saj të sanksioneve që synojnë njerëzit përgjegjës për luftën në Ukrainë.
Ukraina ka kërkuar kompensim të financuar nga asetet e konfiskuara të personave privatë që ndihmuan Rusinë gjithashtu për të rindërtuar vendin pas luftës që filloi shkurtin e kaluar.