Ministri për Shtetin dhe Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku është paraqitur pak më parë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Ministri Mazniku ka mbërritur i vetëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme mëngjesin e sotëm, pa avokatin e tij.
Nuk dihet ende arsyeja pse Arbjan Mazniku është paraqitur në SPAK, teksa nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.