Ministri austriak Linhart: Vendet e rajonit duhen trajtuar njësoj me ato të BE

0

Ministri për Europën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Michael Linhart ka vizituar Shqipërinë ditën e sotme u është takuar me disa nga përfaqësuesit e vendit.

Linhart foli mbi procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe tha se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të ishin pjesë e BE dhe nuk duheshin lënë si një çështje dytësore.

Ai tha se do të ishte një mundësi shumë e mirë nëse vendet e Ballkanit Perëndimor do të ftoheshin në mbledhjet e Këshillit pasi ipas tij nuk mund të flisje për Balkannin pas pasur aty vendet që ishin pjesë e tij. Linhart tha se Samitet e përbashkëta ishin një mundësi shumë e mirë për të fuqizuar luftën ndaj korrupsionit.

“Është me rëndësi të thuhet që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë në lartësinë e vendeve anëtare të BE dhe mendoj se ato tashmë duhet të futen në korsinë e shpejtë dhe të mos lihen në rrugë dytësore si janë lënë deri tani. Bashkë me Çekinë dhe Sllovakinë kemi bërë disa propozime të cilat i diskutuam për herë të parë të hënën e shkuar në Këshillin Europian. Ne duam që vendet e Ballkanit Perëndimor të ftohen dhe në mbledhjet e Këshillit sepse mendoj që nuk duhet të flasësh vetëm për Ballkanin por duhet të flaësh dhe me vendet e Ballkanit. Sigurisht që ky bashkëpunim duhet të fuqizohet shumë edhe në luftën kundër korrupsionit dhe migracionit të palejuar dhe këtë mund ta bëjmë duke bërë samite të përbashkëta mes vendeve të Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu