Postimi i ministrit Balla:
Me Përfaqësuesen e Përhershme të UNDP-së Monica Merino diskutuam mbi strategjinë kundër posedimit, keqpërdorimit dhe trafikimit të paligjshëm të armëve të vogla dhe të lehta.
Armëmbajtja pa leje është gjithmonë burim potencial i krimeve të rënda kundër personit, sikurse sapo ka ndodhur sot një ngjarje e rëndë në Bashkinë Kamëz. Është detyrë e Policisë e Shtetit për të vijuar goditjen me vendosmëri të fenomenit të armëmbajtjes. Operacioni kombëtar “Sundimi i Ligjit” duhet të shtrihet kudo dhe të kontrollohet çdo skutë ku fshihet një armë pa leje.
Një mbështetje e vlefshme nga UNDP po zbatohet për shërbimet zjarrfikëse në disa bashki, falë financimit të Qeverisë së Polonisë, duke u ofruar mbështetje me uniforma zjarrëfikëse 3 makina zjarrëfikëse
dhe shumë pajisje moderne për shpëtimin. Ministria e Brendshme mbetet e angazhuar në modernizimin e shërbimit zjarrfikës në të gjithë vendin.