Ministri britanik: Nuk do të kthehemi në Afganistan për t’i luftuar talebanët

0

Grupi i armatosur taleban ka marrë kontrollin e Afganistanit dhe forcat britanike nuk do të kthehen për t’i luftuar ata, tha ministri i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar.

“Unë e pranoj që talebanët kanë kontrollin e vendit,” tha Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace për Sky News. “Dua të them, nuk duhet të jesh politolog për të kuptuar se ku jemi këtu, ” shtoi ai.

I pyetur nëse Britania dhe NATO do të ktheheshin në Afganistan, EWallace thotë: “Kjo nuk është në marrëveshje… ne nuk do të kthehemi”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu