Ministri i Punëve të Brendshme, të Kosovë, Xhelal Sveçla ka vizituar sot pjesën veriore të Kosovës, konkretisht pikën kufitare në Bërnjak.
Ministri publikoi disa fotografi në faqen zyrtare në “Facebook” , ndërsa nënvizoi se të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës me përkushtim janë duke përmbushur detyrat e tyre zyrtare duke siguruar ambient të qetë dhe shërbime për të gjithë qytetarët, si në pikat kufitare ashtu edhe brenda gjithë territorit të Republikës së Kosovës.
“Policia e Kosovës është e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Si e tillë, ajo do të vazhdojë të kryejë misionin e saj me gatishmëri të plotë në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë pa asnjë dallim”,
Ndëkohë, në Mitrovicë të veriut sot kanë protestuar qytetarët serbë pasi kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç dhe katër kryetarët e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, kanë vendosur për bojkotimin e institucioneve të Kosovës.