Ministri i Jashtëm i Turqisë, në Sao Paulo për lamtumirën e “Mbretit” Pele…

0

BRAZIL – Stadiumi i Santos, ku trupi i Peles është ekspozuar në një pelegrinazh popullor, ka shkuar të hënën edhe Melvout Cavusoglu. Ministri i Jashtëm i Turqisë, i cili ndodhej në Brazil për ceremoninë e betimit të presidentit Luiz Inacio Lula da Silva, udhëtoi për në Sao Paulo për t’i thënë “lamtumirën” e tij Peles.

Ai gjatë qëndrimit në stadiumin e Santosit ka zhvilluar një takim me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, ndërsa ka firmosur edhe librin e ngushëllimeve. Ministri i Jashtëm turk pritet të qëndrojë në Sao Paolo edhe për varrimin e “Mbretit” të futbollit, planifikuar për të martën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu