Simon Coveney, ministri i jashtëm i Irlandës, ka udhëtuar në Kiev gjatë natës për t’u takuar me zyrtarë ukrainas. Sipas Sky News, ai me sa duket do të diskutojë ndihmën shtetërore dhe ofertën e vendit për anëtarësim në BE.
Ata gjithashtu thuhet se do diskutojnë edhe mbi sanksionet që do të vendosin ndaj Rusisë. Coveney do t’i japë informacionet e tij të fundit nga Kievi, Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku Irlanda ka një vend.
Lufta në Ukrainë hyn sot në ditën e saj të pesëdhjetë. Pas javësh bombardime Rusia njofton se ka marrëkontrollin e portit. Megjithatë, ushtria ruse pretendon se ka sulmuar me Raketat Neptun anijen “Moska”.