Ministri i jashtëm kinez shpreson që lufta të ndalet sa më shpejt

0

Kina shpreson se lufta në Ukrainë mund të ndalet sa më shpejt të jetë e mundur, tha të enjten ministri i Jashtëm, Wang Yi, duke e përshkruar për herë të parë situatën në Ukrainë si një “luftë”.

“Ne shpresojmë të shohim luftimet dhe lufta të ndalet sa më shpejt të jetë e mundur,”-tha ai në një telefonatë video-konferencë me homologun e tij francez Jean-Yves Le Drian.

Wang u bëri thirrje të gjitha palëve që të qetësohen dhe të ndërmarrin më shumë veprime për të parandaluar përshkallëzimin në Ukrainë.

Kina nuk e quajti sulmin rus ndaj Ukrainës një “pushtim” ose për ta dënuar atë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu