Ministri i Jashtëm turk: Ndryshimet legjislative të Suedisë duhet të reflektohen në praktikë

0

Ministri i jashtëm turk deklaron se ndryshimet legjislative të Suedisë në përputhje me një memorandum të nënshkruar në Madrid vitin e kaluar duhet të reflektohen në praktikë.

Duke iu drejtuar një konference shtypi pas takimit të pestë të një mekanizmi të përbashkët të përhershëm midis Turqisë, Finlandës dhe Suedisë në kryeqytetin belg Bruksel, Hakan Fidan tha se është e domosdoshme që vendet që dëshirojnë të anëtarësohen në NATO të marrin qëndrim të vendosur në luftën kundër terrorizmit, shkruajnë mediat e huaja.

“Suedia ka ndërmarrë hapa përsa i përket ndryshimeve legjislative, por ndryshimet legjislative duhet të reflektohen në praktikë”,tha ai.

Suedia nuk mund të parandalonte provokimet, gjë që ndikon në qëndrimin e Ankarasë, tha ai, duke iu referuar përdhosjes së fundit të Kuranit në Stokholm. Ai, megjithatë, shtoi se Turqia mbështet plotësisht politikën e dyerve të hapura të aleancës ushtarake.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu