Ministri Izraelit i Mbrojtjes: Në do e fitojmë luftën, por me një çmim të rëndë

0

IZRAEL- Për herë të parë Izraeli pranon se edhe pse ka epërsi ndaj Hamasit se po paguan një çmim të rëndë. Ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallad në një fjalim para zyrtarëve të Forcave Ajrore tha se Izraeli, pavarësisht humbjeve, është i vendosur ta vazhdojë dhe ta fitojë këtë luftë.

Ushtria izraelite ka regjistruar arritje të rëndësishme gjatë operacionit tokësor në Rripin e Gazës, por po paguan gjithashtu një çmim të rëndë, referuar këtu vdekjes së dy ushtarëve dhe plagosjen e dy të tjerëve gjatë përleshjes me grupet e Hamasit në zonë. Ai sqaroi se në Gaza po zhvillohen beteja dhe se rezultatet dhe arritjet në fushën e betejës janë shumë të rëndësishme.

“Fatkeqësisht, në luftë ka edhe çmime dhe çmimi ditën e fundit ishte i rëndë. Pavarësisht kësaj, ne jemi gjithashtu të vendosur të vazhdojmë dhe të fitojmë”, tha Ministri i Mbrojtjes. Më herët të martën, forcat e armatosura izraelite njoftuan se dy ushtarë u vranë dhe dy të tjerë u plagosën rëndë gjatë përleshjeve me militantët e Hamasit në Rripin e Gazës. Ata gjithashtu thanë se morën nën kontroll një fortesë ushtarake të Hamasit në Rripin verior të Gazës dhe vranë rreth 50 terroristë gjatë operacioneve të sotme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu