Ministri maqedonas: Ka filluar procedura për heqjen e liçencës së kompanisë

0

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoja Boçvarski ka mohuar fjalet se kompania “Besa Trans” nuk ka pasur liçencë të vlefshme për transport ndërkombëtar. Por ajo që u është vënë re nga autoritetet, është se nga kjo kompani ka vetëm katër automjete me leje transporti, por që autobusi i cili u aksidentua, nuk ishte në mesin e autobusëve. Tetovasot shkruan se gjatë një konferencë për shtyp, Boçvarski ka shtuar se kanë filluar për të hequr liçencën e kompanisë.

“Pas kontrolleve në MPB kemi konstatuar se autobusi i djegur nuk është raportuar dhe nuk gjendet në bazën elektronike të të dhënave të Ministrisë së Transportit dhe Post-Telekomunikacionit, pra transporti është kryer pa certifikatë leje për atë mjet. Sipas ligjit, kanë pasur për detyrë që në afat prej 15 ditësh ta informojnë ministrinë, gjegjësisht ta raportojnë apo ta çregjistrojnë automjetin për atë periudhë kohore, tha Boçvarski, i cili shtoi se për shkak të këtij lëshimi, ka filluar procedura për heqjen e licencës së kompanisë,” tha Boçvarski.

Mëngjesin e sotëm 46 persona, shumica prej të cilëve turistë nga Maqedonia e Veriut, humbën jetën pasi një autobus u përplas dhe u përfshi nga flakët në një autostradë në Bullgarinë perëndimore. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, 40 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu