Ministri serb sëmuret gjatë intervistës!

0

Ministrit serb për Investime Publike,Darko Glishiç ka shfaqur probleme të rëndë shëndetësore gjatë një interviste televizive në mëngjes në një televizion serb.

Siç shihet edhe në disa pamje që po qarkullojnë në rrjetet sociale, ai filloi të belbëzonte dhe nuk ishte në gjendje të formonte fjali, çka detyroi ndërprerjen e menjëhershme të programit.

Sipas mediave serbe, dyshohet se ai ka pësuar një sulm në tru dhe raportohet se është në gjendje të rëndë.

Ministri u dërgua me urgjencë në spital.

Ai është një nga bashkëpunëtorët më të afërt të presidentit Aleksandar Vuçiç dhe ministër që nga maji 2024.