Ministri ukrainas: Forcat ruse mbajnë rob 11 kryebashkiakë ukrainas

0

Zëvendës ministrja ukrainase Iryna Vereshchuk tha në një deklaratë se forcat ruse po mbajnë robër 11 kryebashkiakë të zonave lokale të Ukrainës dhe kanë vrarë një kryetar bashkie në paraburgim.

Sipas CNN, në një mesazh të postuar në mediat sociale, Vereshchuk tha se 11 kryebashkiakë lokalë nga rajonet e Kievit, Khersonit, Mykolaiv dhe Donetsk janë rrëmbyer nga forcat ruse.

Ajo shtoi se Ukraina do të informojë Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, OKB-në dhe organizata të tjera për robërinë e tyre.

Ndërkohë Vereshchuk tha se qeveria ukrainase mësoi të shtunën se Olga Sukhenko, kryetarja e Motyzhyn, një fshat në rajonin e Kievit, u vra në robëri nga forcat ruse.

“Ky është një krim lufte, ata që janë përgjegjës do të dënohen në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitar. Ukraina do të bëjë përpjekje për të siguruar që civilët tanë, kryebashkiakët, priftërinjtë, gazetarët dhe aktivistët tanë të çlirohen nga paraburgimi”-tha Vereshchuk.

Forcat ruse kanë arrestuar zyrtarë të qeverisë lokale në një numër rastesh rreth Ukrainës. Trupat e të paktën 20 burrave civilë janë gjetur të shtrirë nëpër rrugë në qytetin Bucha, në veriperëndim të Kievit pas tërheqjes së forcave ruse nga zona në imazhet tronditëse të publikuara nga AFP të shtunën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu