Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar në përditësimin e saj të fundit ka thënë se Kievi ende kontrollon pjesën më të madhe të hapësirës ajrore të Ukrainës pasi Rusia nuk ka arritur të shkatërrojë plotësisht mbrojtjen e saj ajrore.
Sipas BBC, ministria gjithashtu ka thënë se aktiviteti ajror rus është i fokusuar kryesisht në jug dhe lindje të Ukrainës. Moska ka akses të kufizuar në qiejt mbi Ukrainën veriore dhe perëndimore që do të thotë se mund të vendosë sulmet e saj vetëm nga një distancë e sigurt.
Në Mariupol, Britania e Madhe thotë se forcat ruse po përdorin bomba të padrejtuara me rënie të lirë, të cilat janë më pak të sakta dhe kanë më shumë gjasa të rezultojnë në viktima civile.