Ministria e Jashtme sqaron: Green Pass-i shqiptar njihet nga Greqia, s’ka ndryshim protokolli

0

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas qarkullimit të një informacioni që krijoi paqartësi në lidhje me hyrjen apo qarkullimin në territorin e Greqisë për shkak të ndryshimit të masave antiCOVID.

Pas komunikimit zyrtar me autoritetet e vendit fqinj Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon se nuk ka asnjë ndryshim thelbësor të protokollit të COVID – 19 për hyrjen apo lëvizjen e shtetasve shqiptar në territorin grek. Sakaq  shton se të gjitha çertifikatat e vaksinimit të lëshuara nga autoritetet shqiptare njihen dhe janë të vlefshme në Greqi njesoj si më parë.

Njoftimi i ministrisë së Jashtme:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme pas komunikimit zyrtar me autoritetet greke informon shtetasit shqiptarë se:

  • Nuk ka asnjë ndryshim thelbësor të protokollit të COVID – 19 për hyrjen apo lëvizjen e shtetasve shqiptar në territorin grek.
  • Të gjitha çertifikatat e vaksinimit të lëshuara nga autoritetet shqiptare njihen dhe janë të vlefshme në Greqi njesoj si më parë.
  • Raste sporadike të problemeve me leximin e këtyre çertifikatave nga sistemet respektive të shtetit grek nuk jane te kufizuara tek dokumentet shqiptare por janë vërejtur për shtetas të kombësive të ndryshme që jetojnë e punojnë në Greqi.
  • Këto probleme lidhen vetëm me funksionimin e këtij sistemi të ndërtuar e menaxhuar nga strukturat në Greqi.
  • Shtetasit shqiptarë të pajisur me certifikatë vaksinimi lëshuar nga autoritetet shqiptare, duhet të shkarkojnë këto certifikata nga llogaria e tyre në e-albania njësoj si më parë.
  • I vetmi ndryshim në rregullat ndaj COVID – 19 publikuar sot nga Shërbimi Aeroportual Civil i Republikës së Greqisë lidhet me moshën e të miturve që duhet të paraqesin test COVID, përpara udhëtimit nëpër territorin grek.

Në dallim me udhëzimin e mëparshëm aeroportual për fluturimet brenda vendit drejt të gjitha destinacioneve të Greqisë, udhëtarët e mitur nga mosha 4 deri në 17 vjeç mund të udhëtojnë me avion me paraqitjen e testit brenda 24 orëve, në ndryshim nga 4 deri 11 vjeç që parashikohej më parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu