Ministria e Shëndetësisë në Kosovë jep këshillat për mbrojtje nga gripi sezonal

0

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka dhënë ditën e sotme disa këshilla se si qytetarët mund të mbrohen nga gripi sezonal.

Sipas Ministrisë qytetarët duhet të vaksinohen kundër gripit, të mbulojnë gojën dhe hundën me maskë dhe nëse kanë shenja të gripit të kërkoojnë menjëherë ndihmë mjekësore. Ata sugjeruan gjithashtu të redukohet numri i vizitave të familjarëve në spitale si SHSKUK dhe spitalet e përgjithshme dhe të evitohet qëndrimin në vende të mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz.

“Nëse keni shenja të gripit mbani distancë të paktën 1 metër prej njerëzve të tjerë! Mbuloni hundën dhe gojën me faculetë në rast të kollës apo teshtitjes! Hidhni faculetën menjëherë pas përdorimit në shportën e mbeturinave! Shmangni prekjen e syve hundës apo gojës me duar të pa pastruara! Nëse keni shenja të gripit, mos shkoni në punë, shkollë apo vende me shumë njerëz, por qëndroni në shtëpi! Pastroni rregullisht duart me ujë dhe sapun dhe dezinfektoni ambientin ku qëndroni! Ushqehuni shëndetshëm duke përdorë më shumë vitamina dhe bëni aktivitet fizik”, është bërë e ditur në njoftimin e ministrisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu