Ministrja e Ekonomisë: Masa urgjente për energjinë elektrike, do të zgjasin 60 ditë

0

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka folur për vendimin e qeverisë për masa të emergjencës në furnizim të energjisë elektrike, të cilat do të vlejnë maksimalisht 60 ditë. Mediat vendase shkruajnë se ajo k akërkuar nga deputetët miratimin e masave.

“Vendosja e masave emergjente nuk do të thotë që masat vendosen menjëherë por kjo ia jep të drejtën qeverisë që në bazë të rekomandimeve të komitetit teknik emergjent të ndërmarrë masa sipas nevojës dhe për kohëzgjatjen që konsiderohet e domosdoshme për të kaluar krizën më lehtë prandaj deputetë ju ftoj ta aprovoni këtë vendim. Aprovimi i mundëson qeverisë të fillojë zbatimin e masave menjëherë dhe i njëjti kërkon miratim nga Kuvendi ”, -ka thënë Rizvanolli në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu