Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, është takuar këtë të hënë me ambasadoren amerikane Yuri Kim. Xhaçka njoftoi se ky është takimi i fundit që bën me Kim në detyrën e ambasadores së SHBA. Në një postim në rrjetet sociale, Xhaçka shprehet e trishtuar për largimin e Kim të cilën e konsideron një mike të mirë.
“Kemi punuar shumë së bashku për avancimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona dhe i jemi mirënjohës Yurit që me zemër ka punuar për interesin më të mirë të Shqipërisë”, shkruan Xhaçka.
Më tej, ajo i uron ambasadores gjithë të mira në misionin e saj të rëndësishëm.
“E sigurtë që rrugët tona do të kryqëzohen sërish në të ardhmen”, shkruan Kim.
Yuri Kim do të zëvendësohet në detyrën e ambasadorit të SHBA-së në tiranë nga David Kostelancik. Ky i fundit a marrë konfimrimin unanim edhe nga Senati amerikan.
Zoti Kostelancik është një diplomat me një karrierë 30-vjeçare. Ai ka shërbyer dy herë në Ambasadën amerikane në Moskë, në misionet e SHBA-së në OSBE dhe NATO, si edhe në Ankara të Turqisë.
Ai flet rusisht, hungarisht, shqip dhe turqisht.