Minuta ankthi në fund të Torino-Inter, lojtari bie pa ndjenja në fushë dhe i tmerron të gjithë

0

Fundi i ndeshjes mes Torinos dhe Interit ka regjistruar një episod i cili ka bërë që në stadium të kalohen disa momente ankthi dhe paniku të pazakontë.

Në fundin e ndeshjes, lojtari i Torinos, kroati Nikola Vlashiç, është shtrirë në tokë pa ndjenja. Një moment paniku për të gjithë pasi iu afruan futbollistët e të dy ekipeve të cilët dukeshin të terrorizuar nga ajo që panë, ndërsa ishte stafi i dy ekipeve që shpejtoi ta ndihmonte.

Pamjet tregonin qartësisht situatën e tensionuar në ato momente, aq sa kamerat fokusan edhe Lautaro Martinez i cili kishte mbetur i ngrirë duke parë atë që po ndodhte në terren. Për fat të mirë, pas rreth dy minutash lojtari u përmend dhe u largua me këmbët e tij nga terreni i lojës, sigurisht i shoqëruar nga stafi mjekësor.

Sipas mediave italiane, ai do të dërgohet menjëherë në klinikë për kontrolle më të hollësishme pasi humbja e ndjenjave erdhi si pasojë e një përplasje në fushën e lojës pak minuta më parë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu