Miqësorja e luksit Partizani-Roma, jehonë edhe në mediat italiane…

0

Ky është takimi i parë në histori mes dy skuadrave, të cilat përballen me njëra-tjetrën në stadiumin, ku ‘Verdhekuqtë’ fituan edhe trofeun e Conference League e vitit 2022.

TIRANE – Ndeshja Partizani-Roma (20:00) është subjekt edhe i mediave italiane. “Today.it”, një faqe kjo e specializuar për sportin, ka bërë një analizë të të dyja skuadrave, duke ju referuar jo vetëm përballjes së tyre, por edhe përgatitjeve që ato po bëjnë për kampionatet respektive, si dhe ballafaqimet në kupat e Evropës.

Sipas “Today.it”, Roma, pak më shumë se një javë nga fillimi i Serisë A, mbërrin provimi i fundit i propozuar nga kalendari parasezonal.

Ndeshjet testuese që shoqëruan përgatitjen e ‘Verdhekuqve’ dhanë ide interesante, por edhe rezultate të përgjithshme pozitive: humbja e vetme të dielën e kaluar në Francë ndaj Toulouse, së cilës i shtohen edhe dy ndeshjet “poker” kundër Estela Amadora dhe Farense dhe barazimi 1-1 kundër Bragës në Portugali

Ndërsa për Partizanin “Today.it” shkruan se ‘Demat e Kuq’, e mbyllën sezonin e kaluar duke fituar kampionatin e tyre të shtatëmbëdhjetë, në një sprint tipik “Made in Tirana”. Vendi i parë i lejoi skuadrës shqiptare që të përfshihej në tabelën e para eliminatoreve të Champions League.

Në pritje të fillimit të Kategorisë Superiore, të planifikuar për në 26 gusht, Partizani po ballafaqohet në raundet paraprake të Conference Leagues. Në raundin e parë kapërceu pengesën e kampionëve të Andorras të Atlètic Escaldes me fitore të dyfishtë 1-0 dhe 4-1, ndërsa në ndeshjen e dytë ata mundën në ndeshjen e pare të turit të tretë skuadrën letoneze Valmiera 2-1.

Kjo është miqësorja e fundit në kalendarin parasezonal për ‘Verdhekuqve’, të ftuar nga kampionët shqiptar të Partizanit, për t’u përballur në “Air Albania” në Tiranë.

Ky është takimi i parë në histori mes dy skuadrave, të cilat përballen me njëra-tjetrën në stadiumin, ku ‘Verdhekuqtë’ fituan trofeun e Conference League e vitit 2022.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu