Misioni i ODIHR për zgjedhjet: Dënojmë vrasjen në Elbasan

0

Kordinatori Special i OSBE Azay Guliyev ka folur ditën e sonte për zgjedhjet në Shqipëri duke theksuar si dy problematikat kryesore të këtyre zgjedhjeve ishin rrjedhja e të dhënave të 900 mijë shqiptarëve dhe vrasja në Elbasan.

Rrjedhjen e të dhënave të 900 mijë qytetarëve, që u denoncua pak kohë më parë nga Lapsi.al, ku deklarohej edhe pëlqimi politik i qytetarëve u quaj një shkelje e rëndë e privatësisë nga Guliyev. Sipas atij, e papranueshme është dhe presioni mbi administratën.

Për sa i përket vrasjes së Pjerin Xhuvanit, ai tha se kjo është e papranueshme së bashku me të gjitha incidentet e tjera parazgjedhore duhet të hetohen. Nxitësit e dhunës duhet të ndëshkohen, shtoi më tej Guliyev.

Fjala e Guliyev:

Faleminderit shumë. Mirëdita të gjithë. Kordinatori i vëzhguesve. Do të më pëtlqentë t’iu falenderoj për mikpritjen. Në emër të delegacionit tonqë që ka drejtuarvëzhgimin, por që nuk është st këtu me ne. E kemi marrë seriozisht ftesën, dhe kemi punësuar vëzhdues aq sa kemi mundur. Pandemia ka sjellë shumë sfida. Në këtë kuptim, pavarësisht Covid njerëzit në Shqipëri nuk u penguan që të merrnin pjesë në zgjedhje. Ndryshimet në kodin zgjedhor të vitit të kaluar. Votuesit e së dielës kanë zgjedhur kandidatët. Marrëvesja e vitit të shkuar përfshiu përdorimin për herë të parë votimin elektronik. Duhet të presim rezultatin. Për herë të parë u vendos dhe identifikimi elektronik në të gjitha qendrat e votimit.

Kjo ka ndihmuar në pengimin e votimit familjar. Votimi disa herë është shmangur këtë herë. Do t’i inkurajoj të gjithë të përfshirët të vetëpërmbahen. KQZ ka operuar me transparencë. Të gjita subjektet zgjedhore garuan lirshëm pavarësisht Covid-19. Dyshimet për blerje votash.

Presion i pretenduar mbi nëpunësit civil që mbetet shqetësim. Gjatë fushatës doli një databazë që përmbate të dhënat për mbi 900 mijë shtetas qytetarë. Prmbante dhe pëlqimet politike, dhe ky informacion rrodhi dhenë publik. Kjo ëstë shkelje e rëndë për privatësinë. Në fund më lejoni të dënoj me termat më të fortë incidentat e dhunshme që paraprinë të dielën që sollën vrasjen e një personi dhe plagosën disa të tjerë. Këto incidente duhet të hetohen si duhet. Nxitja e dhunës nuk duhet të tolerohet dhe do të dënohet. Ne jemi të gatshëm për bashkëpunim të ngushte me qeverinë që do dalë nga këto zgjedhje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu